U përjashtuan nga Kuvendi, deputetët e PD kërkesë për ankimim të vendimit

Deputetët e Partisë Demokratike të cilët janë përjashtuar nga seanca plenare, kanë kërkuar shfuqizimin e këtij vendimi pranë Byrosë së Kuvendit të Shqipërisë, duke thënë se është marrë në shkelje të kushtetutës.

Në këtë kërkesë për ankimim, të firmosur nga Flamur Noka, Edi Paloka dhe Belind Këlliçi, kërkohet shfuqizimi i menjëhershëm i vendimit, ndërsa thuhet se deputetët e PD të cilët janë përjashtuar, nuk kanë thyer asnjë rregullore.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *