Deputetët demokratë të pezulluar nga Kuvendi nuk lejohen të hyjnë në sallë, ndërkohë që Garda e Republikës ka krijuar një kordon.
12 deputetë të opozitës janë përjashtuar nga seanca parlamentare, ndërkohë Flamur Noka dhe deputetë të tjerë kanë tentuar të hyjnë në Kuvend.
Deputetët që do të mungojnë në seancën plenare të ditës së sotme, janë: Sali Berisha, Flamur Noka, Edi Paloka, Belind Këlliçi, Luçiano Boçi, Ina Zhupa, Albana Vokshi, Luan Baçi, Tritan Shehu, Ervin Salianji, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati.
Sakaq, në rendin e ditës në Kuvend është parashikuar të shqyrtohet kërkesa për shkarkimin e Lindita Nikollës si kryetare Kuvendi. Paralelisht me seancën jashtë ambienteve të Kuvendit do të mbahet protesta e thirrur nga opozita.