Seanca e sotme parlamentare do te drejtohet nga nënkryetarja Ermonela Felaj. Rendi i ditës do të jetë si më poshtë:
- Miratimi i procesverbaleve të seancave plenare të datës 2.2.2023 dhe 13.2.2023
- Njoftime
- Projektligj “Për disa ndryshime në ligjin nr.10296, datë 8.7.2010, “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin””, të ndryshuar.
- Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Finlandës, për eliminimin e tatimit të dyfishtë në lidhje me tatimet mbi të ardhurat dhe parandalimin e shmangien e evazionit tatimor”.
- Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë (huamarrësi) dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim (huadhënësi), për financimin e projektit “Furnizimi me ujë i qytetit të Durrësit””
- Projektligj “Për miratimin e kontratës shtesё pёr ndryshimin e kontratës sё koncesionit, ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si autoritet kontraktues, dhe shoqërive “SICPA Security Solutions” S.A. e “SICPA Security Solutions Albania” sh.p.k., për projektimin, financimin, dizenjimin, prodhimin dhe ngritjen e një sistemi për emetimin, shpërndarjen, gjetjen dhe monitorimin e pullave fiskale e të pullave të kontrollit të barnave, miratuar me ligjin nr.10381, datë 24.2.2011
- Projektvendim për kërkesën “Për shkarkimin e Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, zonjës Lindita Nikolla”
- Projektvendim “Mbi propozimin për punonjësit me kohë jo të plotë pune pranë KQZ, për procesin e pilotimit të votimit dhe numërimit elektronik në zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore të datës 14 maj 2023”
- Projektvendim “Për ndryshime në strukturën organizative të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD)
- Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (60’)