Deputeti i PD-së Belind Këlliçi, njëherësh dhe kandidat për drejtimin e Tiranës në zgjedhjet lokale të 14 majit, ka folur para protestuesve duke thënë se deputetët e përjashtuar nga Kuvendi kanë zbatuar rregulloren duke ankimuar vendimin e Etikës dhe prandaj tentuan të futen në seancë.
Gjatë fjalës së tij, Këlliçi tha se ka dy pyetje për Kuvendin, të cilat përkojnë me emigrimin e të rinjëve drejt Britanisë dhe bonusit të qirave për banorët e Kombinatit.
Më tej, Këlliçi i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të vijë në Kuvend, ndërsa u shpreh se më 3 mars qytetarët do të mblidhen në protestë për t’i treguar vendin këtij regjimi.
“Doja të futesha në Kuvend për të bërë disa pyetje. Takova banorët e Kombinatit dhe kanë dy muaj që nuk marrin bonusin e qirasë. Doja të dija se çfarë bëhet me këto familje. Janë 800 familje që nuk marrin bonuset. Pyetja e dytë është për statistikat e emigrimit. Mora një statistikë që numri i shqiptarëve që ikin me gomone është rritur në 4000 mijë përqind ose a keni marrë të dhëna për këto dhe të jemi korrekt ne tentojmë të zbatojmë ligin që në mëngjes ne që kishim thyer rregulloren e famshme i bëmë një ankimim zyrtar Byrosë ia dërguam shkresën. Kur kemi qenë në krye na kanë akuzuar, e kanë akuzuar Topallin se ka qenë e ashpër a e patë dje se shanin e bërtisnin po kush i përjashtoi, ne po kërkojmë të futemi në parlament të flasim në çfarë vendi është parë kjo, nga çfarë ka frikë Edi Rama?
A do jemi këtu duke thënë Rama ik? Ky njeri që pretendon se nuk ka shkel ligjin le të vijë në parlament ne duam vetëm të flasim me dokumente me prova, të vijë ky të mbrohet për shokun e tij. Në 3 mars do mblidhemi këtu do protestojmë o këtu o diku tjetër. A do i tregojmë vendin Ramës më 3 mars? A do mblidhemi për opozitën për të drejtën e opozitës. A ka regjim që na ndal? Jemi PD kemi rrëzuar Partine Komuniste. Kush ka frikë nga Edi Rama? Ju keni rrëzuar regjimin e Enver Hoxhës. Si mund ta çojë në mend ai nëse ka frikë dikush nga Rama”, tha Këlliçi.