Kryetari i PD, Sali Berisha ka paralajmëruar policinë e vendosur para Parlamentit që të mos provokojnë protestuesit.
Në fjalën e tij, Berisha tha se ata po mbrojnë “bunkerin e krimit”, ndërsa shtoi se do të kenë probleme serioze nëse bëjnë provokimin më të vogël për tubuesit e opozitës.
“Ata e kanë shndërruar Parlamentin pasarelë mode. Me para të vjedhura. Pasarela e aksesorëve me para të vjedhura, çfarë nuk sheh aty. Ata e duan parlamentin për të mbrojtur interesat e krimit, për të votuar ligje sipas oreksit të trafikantëve, vetëm e vetëm si mund të forcojnë lidhjet e tyre me krimin, me vjedhjen, për të miratuar marrëveshje. Pa larguar Edi Ramën, nuk ka gjykatë, drejtësi e të drejta njeriu.
Mos mi provokoni protestuesit se këta janë paqësore. Provokimin e parë do keni probleme serioze, asnjë provokim. Dy fjalë, bëni mirë të shkoni atje ku është trau dhe jo këtu te rruga se atje është territori. Po mbroni një bunker të krimit, të fjalës së ndaluar, një bunker të dhunës ndaj qytetarëve. Protesta jonë është paqësore, komunikim, revolucion, forcë. Nuk është forcë dhuna, forcë është edhe paqja, revolucioni. Rroftë Shqipëria, rrofshin shqiptarët”, tha Berisha.