“Asgjësimi i demokracisë, skenari i Ramës”, Meta: Shumë shpejt në Kuvend do të gjëmojë fjala e lirë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbajtur fjalën e tij në protestën e Opozitës para Kuvendit.

Meta tha se asgjësimi i demokracisë është skenari i Edi Ramës, duke shtuar se vetëm demokracia e mbron Shqipërinë dhe shqiptarët. Më tej, kreu i PL, ka theksuar se në këtë mënyrë paqësore dhe atdhetare shumë shpejt në sallën e Kuvendit do të gjëmojë fjala e lirë dhe do të vendoset llogaridhënia.

“Asgjësimi i demokracisë dhe pluralizmit, është skenari që ka marrë përsipër të zbatojë prej një kohe të gjatë Edi Rama. Vetëm demokracia, e mbron Shqipërinë dhe shqiptarët, ndaj ju përshëndes të gjithëve që në një orë të vështirë keni lënë punët tuaja, angazhimet tuaja, për të treguar vendosmërinë tuaj, për të mbrojtur vendin tonë, kujtimin e ndritur të të parëve tanë që kanë mbrojtur këtë vend. Përmendi traun doktori, ata e kanë qejf traun. Ju bëj thirrje të gjithë atyre që dëgjojnë, mos prisni që t’ua vënë traun te dera e shtëpisë që tju marrin lekë kur të hyni apo të dilni, ndaj kjo protestë po jep rezultate.

Jam i bindur se në këtë mënyrë paqësore dhe atdhetare shumë shpejt në sallën e Kuvendit do të gjëmojë fjala e lirë dhe do të vendoset llogaridhënia dhe nuk do të jetë në xhepin e Edi Ramës, përgjegjësi për këtë korrupsion që paguan për inceneratorët, nuk do të jetë më ajo drejtësi që ndalon dhe burgos një 80-vjeçare se kishte bërë kotecin pa leje, ndërkohë që ata plaçkisin Portin e Durrësit ndërkohë që çojnë kilometrin më shtrenjtë se në BE”, tha Meta.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *