Pas përfundimit të fjalimit të Sali Berishës protestuesit kanë hedhur tymuese në drejtim të Parlamentit, ku kishte prezencë të shtuar të forcave të policisë. Deri më tani nuk raportohet për përplasje me policinë. Ndërkohë që jashtë protestohet, brenda në Kuvend ka pasur kaos dhe zhurmë nga deputetet opozitarë.
Disa prej deputetëve, mes të cilëve edhe Berisha janë përjashtuar për shkak të sjelljes dhe zhurmës së shkaktuar në seancën e së hënës.