“Po na hoqët fjalën, ju pret karrigia kokës” Kryemadhi: Rama të marrë seanca psikologjike dhe të vijë të përgjigjet

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka deklaruar gjatë fjalës së saj në seancën e sotme parlamentare se nëse opozitës i hiqet e drejta e fjalës do tu mbetet të qëllojnë njër-tjetrin me karrige. Ajo i kërkoi kryeministrit Rama të marrë seanca psikologjike nëse nuk e përballon dot mocionin me debat.

Fjala e Kryemadhit: Opozita ka vetëm të drejtën e fjalës, po na hoqët dhe të drejtën e fjalës na bie vetëm t’i thyejmë karriget në kokë njëri-tjetrit

Funksionimi i parlamentit është gjëja kryesore që mund të ruajë dinjitetin tuaj

Drejtuar Felajt: Se ke fuqinë e zërit nuk të bën as më të zgjuar as më të rëndësishme, të bën më të përdorur nga Rama. Si juriste që je bëj punën tënde Mund të ndaloni çështjen për komisionin hetimor, kjo ndodh vetëm në një vend që drejtohet nga një njeri i pashkollë. Respekto rregulloren. Mos u bëj kalkuluese e minutave të opozitës.

E mirëkuptoj zotin Rama, nuk e përballon dot nga ana psikologjike, të kalojë në seanca psikologjike dhe të vijë. 13 pyetje kemi, nuk kemi për ta varur, as për ta vrarë. Nëse nuk di të përgjigjet të shkojë të japë dorëheqjen dhe të vijë një kryeministër që di të përgjigjet

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *