Nusret Avdulla, deputet i Partisë Demokratike për qarkun e Fierit, emri i të cilit nuk është i dëgjuar në seanca plenare, sot është bërë protagonist!
Kjo jo për debatet politike, por për shkak se karrigia në të cilën ishte ulur u thye. Shërbimet e Kuvendit i shkuar për asistencë, për ta ndihmuar dhe për t’i ndërruar karrigen.