E pazakontë ka qenë ardhja në protestë e një qytetari nga Kurbini, i cili kishe zgjedhur të vinte me kalë përpara parlamentit. Qytetari u pikas pothuajse nga të gjithë për mënyrën e tij të pazakontë të pjesëmarrjes në protestë. Ai ka kërkuar largimin e kryeministrit Rama.
Në një prononcim për mediat, qytetari zbuloi se ka ardhur me kalë pasi nuk kishte lekë për furgon.
“S’kisha lekë me furgon. Kam ardhur nga Kurbini, bileta dhe nafta kanë shkuar shumë. Jam nisur nga ora 4 e mëngjesit. Dhe kështu do kthehem qetë qetë”,- tha qytetari.
Pyetje: Çfarë motivi ke për të protestuar?
Qytetari: Unë kam për t’i thënë largohu. I drejtohem botës, Amerikës dhe Evropës pse ja keni dhënë komplet pushtetin një njeriu.
Pyetje: Pse me blu kali?
Qytetari: Po për simbol.