“Nga erdhën paratë që…”, Berisha: Rama përdor parlamentin për të miratuar ligjet për klanet e drogës

Pas përfundimit të protestës së opozitës, kryetari i PD-së Sali Berisha pohoi se kjo betejë nuk është për PD-në, por për mbarë shqiptarët.

Gjatë një prononcimi për gazetarët, Berisha tha nga selia e PD-së, se ky regjim duhet larguar me revolucion. Më tej ai shtoi se Rama e përdor parlamentin për të miratuar ligjet për klanet e drogës dhe klientelën e tij, për të fshehur vrasje në gjirin e familjes kriminale qeveritare.

“Revolucioni marshon dhe sot para parlamentit, qytetarët dhe deputetë tanë në sallë dhanë mesazhet më të fuqishme. Çdo ditë ky regjim fakton se ka humbur legjitimitetin e tij. Ky nuk është më një regjim legjitim. Ky regjime erdhi bazuar në dhunimin e zgjedhjeve, në vjedhjen e votave të qytetarëve. Ky është një regjim monist që përdor parlamentin për të miratuar ligjet për klanet e drogës dhe klientelën e tij, për të fshehur vrasje në gjirin e familjes kriminale qeveritare. Ky regjim mobilizon të gjithë vjedhjet që bën për të qëndruar në pushtet. Kjo e jona nuk është një beteje për PD-në, po një betejë për çdo shqiptar. A nuk kanë të drejtë qytetarët shqiptarë të mësojnë se nga erdhën 225 mijë dollarë që ju dhanë nën dorë McGonigalit. Revolucioni vazhdon, protesta kombëtare më 3 mars, bashkohemi kundër regjimit. Protesta e 3 marsit nuk ka të bëjë fare me gjykatën. Ne e kemi vendimin e gjykatës i përmbahemi atij parimi, që i përmbahen njerëzit e lirë në gjithë botën”, u shpreh Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *