Debatet në Kuvend/ Felaj nuk i jep fjalën deputetit Braçe: Nuk ke pse nervozohesh, sepse…

Në seancën plenare të ditës së sotme ka pasur edhe debate dhe përplasje brenda mazhorancës.

Drejtuesja e Kuvendit, Ermonela Felaj nuk i ka dhënë fjalën deputetit socialist Erion Braçe. Kjo mesa duket e ka nervozuar deputetin, duke sjellë edhe përplasjet mes tyre.

Pjesë nga debati:

Felaj: Fjalën e ka kërkuar për procedurë zoti Braçe. Zoti Braçe unë kërkoj t’ju sqaroj se kisha në sistem…

Braçe: Faleminderit…jo jo më fal

(Felaj i heq fjalën Braçes)

Felaj: Jo më kot e pyeta zonjën Spiropali që për cfarë e kërkonte fjalën. Në momentin që foli për procedurë ishte përpara jush. Nëse dëshironi fjalën…

Braçe pa mikrofon: Nuk e dua fare…

Felaj: Nuk ka asnjë arsye për tu nervozuar nga askush. Ju lutem përdorni sistemin që të shikoni njëri tjetrin se cfarë jeni duke bërë në të njëjtën kohë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *