Edmond Spaho përjashtohet nga seanca dhe gjobitet me vlerë sa dita e punës

Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho është përjashtuar nga seanca parlamentare. Shkak për këtë vendim është bërë mosrespektimi i qetësisë. Ai i ka rënë bilbilit dhe ka bllokuar foltoren gjatë seancës së sotme.

Drejtuesja e seacës Ermonela Felaj u shpreh: “Do merren masa. Edmond Spaho përjashtohet nga seanca. Nëse vazhdohet kështu, ndalohet paga e deputetit. I tërheq vëmendjen edhe zonjës Hoti, bëtë zhurmë.”

Përveç përjashtimit nga seanca, Felaj ka ndëshkuar Edmond Spahon dhe me gjobë me vlerë sa dita e punës.

Më herët Felaj mori masë ndaj Spahos duke i hequr të drejtën e fjalës dhe e ka paralajmëruar se këtë masë do e marrë sa herë që ai të shkelë rregullin.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *