“Korrupsioni është blu apo mavi?” Tabaku-Ibrahimajt: Ju talleni me seancat, jepni përgjigje për sekretarin e ‘Financave’

Deputetja e Partisë Demoratike Jorida Tabaku ka marrë fjalën gjatë seancës parlamentare të ditës së sotme dhe i ka drejtuar disa pyetje ministres së Financave Delina Ibrahimajt. Tabaku i kërkoi ministres të japë llogari lidhur me arrestimin e ish-sekretarit të Financave. Deputetja tha se duhet t’i vijë turp pasi Ibrahimaj, sipas saj tallet me seancat plenare.

“Kërkoj që të vëmë rregull në këtë seancë se kështu nuk flasim dot. Kisha disa pyetje shumë të rëndësishme për ministren e Financave por besoj se janë dytësore përtej thelbit që duam të diskutojmë për të cilën kemi kërkuar interpelancën. Zonja ministre, pse kontrata koncesionare e pullave fiskale e cila konsiderohej korruptive deri pak vite më parë, tani po vazhdon? Po i përmbledh këtu se do e mbyllni ministren.

Pse kur ishit para 2013 e akuzonit si kontratë korruptive? Pse shtyhet me 2 vite kontrata e koncesionit të pullave fiskale? Korrupsioni është blu apo mavi? Sot përvec këtyre temave duhet të japësh përgjigje dhe për sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Financave. Nëse ka një person që tallet me seancat plenare dhe duhet t’i vijë turp, ky jeni ju. Shpresoj që në këtë moment të tërheqësh edhe ofendimet që bëre për deputetë të opozitës kur nisi kjo seancë”, tha Tabaku.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *