Tatimet bëjnë paralajmërimin: Kujdes! Individë të paautorizuar po mashtrojnë bizneset, prezantohen si punonjës tatimorë

Administrata Tatimore ka identifikuar individë të caktuar, që mashtrojnë bizneset duke u prezantuar si punonjës tatimorë, megjithëse nuk janë të punësuar në strukturë.

Sqarojmë tatimpaguesit dhe opinionin publik se punonjësit e Administratës Tatimore ushtrojnë detyrat e tyre funksionale, në zbatim të legjislacionit tatimor në fuqi, duke u identifikuar në subjekte me elementet si më poshtë:

– Badge identifikues (Emer/Mbiemër/Foto/Pozicioni i punës/Emërtimi i Drejtorisë)

– Urdhri i punës i firmosur nga drejtuesi i Drejtorisë përkatëse

– Uniformat dalluese me mbishkrimin: Administrata Tatimore.

Administrata Tatimore i bën thirrje të gjithë tatimpaguesve të bëjnë kujdes nëse përballen me persona të dyshimtë, që nuk i kanë elementet si më sipër, të mos lejojnë futjen e tyre në ambjentet e biznesit si edhe të denoncojnë menjëherë në kanalet e komunikimit të Administratës Tatimore:

[email protected]

[email protected]

[email protected]

si edhe të kontaktojnë Qendrën e Thirrjeve, numrin e gjelbër: 08000002.

 

 


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *