Krist Aliaj është kthyer në një personazh të komentuar për shkak të ekspresivitetit të tij gjatë ‘Prime’-t. Ai zgjedh që gjatë javës të jetë i qetë me rutinën e tij, ndërsa natën e spektaktlit ‘shpërthen’, duke dhënë mendimin e tij e madje shumë shpesh duke kundërshtuar opinionistët.
Të pakëta kanë qënë rastet kur Kristi ka treguar diçka nga jeta e tij brenda Big-ut. Një prej tyre është lidhja me një vajzë të huaj. Ai ka treguar se është në lidhje prej 6 muajsh, me një vajzë e cila nuk është shqiptare, por nuk ka zbuluar më shumë për identitetin e saj.
Së fundmi, është zbuluar se partnerja e Krist Aliaj, quhet Zaza dhe duhet pranuar se është shumë simpatike.
Komentet mes tyre janë të shpeshta në fotot e postuara në Instagram, ku nuk mungojnë emojit me kuptime mes tyre.
Madje edhe motra e tij Gala ndjek Zazën në rrjetet sociale, ç’ka tregon se njihen së bashku.