Një skulpturë e liderëve të G7, e formuar si “Mali Rushmore” është ngritur në Cornëall, Angli.
Skulptura e realizuar vjen si mesazh për dëmin e shkaktuar nga mbetjet elektronike në botë.
Skulptori Joe Rush tha se ai shpresonte që kjo do të tregonte se pajisjet elektronike që i shkaktojnë një katastrofë të madhe mjedisit duhen të bëhen të ripërdorshme ose të riciklueshme.
Shtatë udhëheqësit në skulpturë janë Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson, Kryeministri i Japonisë Yoshihide Suga, Presidenti Francez Emmanuel Macron, Kryeministri i Italisë Mario Draghi, Kryeministri Kanadez Justin Trudeau, Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel dhe Presidenti i SHBA Joe Biden.
“Mesazhi kryesor është bisedoni me njëri-tjetrin dhe le ta zgjidhim këtë,” tha skulptori Rush.
Sipas një raporti të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, më shumë se 53 milion ton mbeturina elektronike u gjeneruan në të gjithë botën në 2019, mbi 9 milion ton më shumë se pesë vjet më parë.
/Marrë nga: BBC Përshtati: Priza.al/