Më shumë se 41,000 njerëz kanë vdekur në Turqi si pasojë e tërmetit shkatërrues të javës së kaluar, duke u bërë fatkeqësia më vdekjeprurëse që nga themelimi i vendit, 100 vjet më parë.
Mes këtyre personave, këngëtarja e njohur turke, Karsu ka humbur 16 të afërm.
E shkatërruar nga dhimbja që jetoi, Karsu mblodhi donacione në Holandë ku edhe jeton, për viktimat e tërmetit. Ajo organizoi një fushatë të madhe ndihme në Holandë ku mblodhi 88 milionë eurove.
Duke parë shumën e grumbulluar gjatë natës, këngëtarja nuk ka mundur t’i mbajë dot lotët. Duke publikuar disa nga këto momente në llogarinë e saj në Instagram, Karsu ka thënë: “88 milionë euro. Faleminderit, Holandë”.