Vettingu/ U konfirmua në shkallën e parë , ONM rekomandon ankimimin në KPA për prokuroren

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) rekomandon ankimimin në KPA të vendimit të KPK për prokuroren Mariola Mërtiri.

Më 21 dhjetor të vitit të kaluar, në përfundim të seancës dëgjimore përkatëse, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Mariola Mërtiri, me detyrë prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Tiranë.

Vendimi nr. 606, datë 21.12.2022, i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, iu njoftua Komisionerëve Publikë më datë 13.2.2023.

Sot, më datë 16.2.2023, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Komisionerët Publikë janë duke shqyrtuar, në të njëjtën kohë, vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *