Të rinjtë e FRPD-së i bëjnë ‘pritë’ Ramës: E ka shitur Shqipërinë për të përmbushur planet e veta

Të rinjtë e FRPD-së kanë dalë mbrëmjen e sotme në protestë kundër kryeministrit Edi Rama.

Një grup të rinjsh kanë mbërritur jashtë ambienteve të një televizioni ku kreu i qeverisë ka njoftuar intervistë sot.

“Problemi nuk është vetëm se duhet të protestojmë ne. Duhet të bashkohen edhe të tjerë me ne. Rinia është duke braktisur vendin dhe nuk e sheh më shpresën te Rama.

Është kryeministri më i keq që ka qeverisë Shqipërinë. E ka shitur Shqipërinë dhe ka bërë planet e veta. Shqiptarët po kërkojnë azile politike dhe një rrogë të mirë. Rama nuk ka fuqi të ballafaqohet me qytetarët e vet”, u shpreh njëri prej tyre.

Të rinjtë thanë se do vazhdojnë të protestojnë kundër Ramës. Ditën e sotme opozita zhvilloi protestë para parlamentit teksa zhvillohej seanca plenare.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *