Rama tregon bisedat me McGonigal: Nuk ka akuzë për korrupsion, përmendem 14 herë se jam më i gjati

 

Kryeministri Edi Rama ka folur sot për takimet me McGonigal, Agron Nezën dhe Dorian Duçkën, tre persona që bashkë me të janë në aktakuzën e drejtësisë amerikane për ish-zyrtarin e lartë të FBI-së.

Rama tha në “Opinion” se në fund akuza thotë se ish-zyrtari i lartë i FBI-së nuk ka raportuar udhëtimet dhe ka marrë para borxh dhe se nuk ka akuzë për korrupsion.

Ai theksoi se nuk ka kërkuar asgjë nga unë, asgjë nga qeveria, asgjë nga askush.

I pyetur se si erdhi zyrtari i FBI në zyrën e tij, Rama tha se ashtu siç gjenden gjithë zyrtarët në zyrën e tij dhe se takimin e kërkoi ai. “Ambasada Amerikane përfaqëson shtetin e jo FBI. Nuk është detyra ime t’u them që të kalojnë përmes ambasadës.
Ai personalisht. Neza u prezantua si miku dhe bashkëpunëtori i tij (i McGonigal). Neza ka qenë prezent dhe kur kam qenë më McGonigal”, tha Rama.

Për një takim të mundshëm me Agron Nezën, jo në zyrën e tij, por në një aktivitet, Rama tha se kanë qenë shumë njerëz dhe se nuk mban mend nëse i ka dhënë dorën apo jo.

“Ka qenë një pritje që ka pasur 300 të ftuar shqiptarë. Ka pasur pafund njerëz dhe shqiptarë. Kanë qenë qindra njerëz. I kam dhënë dorën te kjo s’e mbaj mend (Nezën). Ftojeni dhe pyeteni (Duçkën). Nuk ka qenë në takimin e parë. Më bëni pyetje të cilat nuk kanë asnjë lidhje me aktakuzën.

Ai ka ardhur dhe me mua ka folur pikërisht këtë, influencën ruse në rajon, këtu dhe atje…dhe në Shqipëri duhet bërë kujdes e kështu me radhë. Asnjëherë nuk më ka folur për x apo y. Vetëm në parim. Janë pretendime të cilat nuk kanë sjellë në ngritje të një akuze as për njërin dhe as për tjetrin”, tha Rama.

Pse duhet ta përmendë 14 herë kryeministrin e Shqipërisë?

Në aktakuzë përmendet dhe dhënia e një shume parash në një vendparkim. Ç’domethenë 14 apo 20 herë, është çështje e narrativës. Në fund akuza thotë se ish-zyrtari i lartë i FBI-së nuk ka raportuar udhëtimet dhe ka marrë para borxh.

Nuk ka kërkuar asgjë nga unë, asgjë nga qeveria, asgjë nga askush. Jo dëshmi, por as pyetje, as interesim, fare-fare. Shiko konkluzionin e aktakuzës. Nuk ka as korrupsion, nuk ka as blerje, as shitje, vetëm se nuk ka deklaruar disa udhëtime dhe që ky njeriu ka marrë para borxh në konflikt interesi me atë tjetrin. Në këtë aferë jam unë më i gjati, ndaj përmendem unë.

Kur kam vajtur në New York më ka ftuar në zyrën e FBI-së së New York-ut dhe kanë qenë takime miqësore. Mikpritjen këtu ai ma kthente atje. Unë kam pasur me të një raport shumë miqësor. Po mor po, mik, a e do mik.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *