Gentjan Filaj “maska” e Damian Gjiknurit, ja 15 bizneset që lidhen me ish-ministrin

Gentjan Filaj është një biznesmenët më të mëdhenj në Shqipëri, i cili dyshohet se është përdorur si Presta Nome për të kontrolluar pasuritë e Damian Gjiknurit.

Të gjitha fijet e bizneseve dhe koncesioneve të Gentjan Filaj janë të lidhura me vendimet nga ish-ministri i Energjitikës Damian Gjiknuri.

Në listën e bizneseve janë minierat, hidrocentralet dhe biznese import-eksporti.

Historia fillon gjithmonë me koncesionet ku në 12 korrik 2017 i ka dhënë kompanisë “GR Albania”, “Alb-Star” koncesionin për ndërtimin e hidrocentraleve mbi lumin Shushicë.

Koncesioni “Shushica Hydropower”
Burimi: QBZ

Brenda periudhës gusht-shtator 2017, Gentjan Filaj ka marrë një tjetër koncesion me “Alb-Star” për ndërtimin e hidrocentralit në lumin Grabovë.

Koncesioni “Grabova Hydropower”
Burimi: Qendra Kombëtare e Biznesit

Sikur të mos mjaftonte kjo, për tre vite një kompani e lidhur me ish-ministrin Damian Gjiknuri dhe ish-Sekretarin e Përgjithshëm Koli Bele, ka fituar në mënyrë të fshehtë të drejtën ekskluzive për të patur monopolin e kontrollit të bombolave të gazit.

Vetëm një javë pas miratimit të Vendimit të Këshillit të Ministrave, më 8 Prill 2016, Gjiknuri autorizoi kompaninë “El-Bu 2009”, sot me emrin e ndryshuar “Swiss Approval”, që të kryejë kontrollin e të gjithë bombolave të gazit që janë në qarkullim në tregun shqiptar.

Koncesioni “SWISS APPROVAL ALBANIA SHPK”
Burimi: Qendra Kombëtare e Biznesit

Në atë kohë, “El-Bu 2009” ishte e vetmja kompani e pajisur me Aktin që e njihte si Organ i Miratuar i Vlerësimit të Konformitetit, një dokument i lëshuar nga Ministri i Energjetikës. Në bazë të këtij akti, kompania private ishte e autorizuar të kryente vlerësimin e kushteve (konformitetit), ndër të tjera, edhe të pajisjeve nën presion, ku përfshihen edhe bombolat e gazit.

Në bazë të Urdhërit të ministrit Gjiknuri, të gjithë operatorët ekonomikë në fushën e gazit të lëngshëm, së pari duhet t’i nënshtrohen inspektimit të “El-Bu 2009” për të verifikuar kushtet e bombolave të tyre, si edhe duhet të merrnin aprovimin e kompanisë inspektuese për të gjithë të tjerat që do të hidhnin në treg.

Skandal tjetër lidhet me tenderin për ndërtimin e një tuneli në aksin Kardhiq-Delvinë. Ky tender solli akuza nga ARRSH drejt kompanisë së ndërtimit ‘Gjoka Konstruksion’ për mashtrim në dokumentet prokurimit në 2019. Ndërkohë që kompania u përgjigj duke akuzuar Drejtoreshën e Rrugëve, Sonila Qato për favorizim të një prej konkurrentëve.

Para disa javësh, ish-drejtoresha e ARRSH-së, Sonila Qato është paraqitur në GjKKO pasi dyshohet se ka shkelur barazinë me tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë me vlerë 60 milionë euro.

Tenderi “Ndertim Rruge Kardhiq-Delvine”
Burimi: Open Data Albania
Kompania “SolPower Albania”
Burimi: Qendra Kombëtare e Biznesit
Kompania “SSA ALBANIA”
Burimi: Qendra Kombëtare e Biznesit
Kompania “ALFA INFORMATION”
Burimi: Qendra Kombëtare e Biznesit
Kompania “SECURE COMMUNICATIONS”
Burimi: Qendra Kombëtare e Biznesit
Kompania “HG LINDA”
Burimi: Qendra Kombëtare e Biznesit
Kompania “GEOTEK ALBANIA”
Burimi: Qendra Kombëtare e Biznesit

* Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Priza.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Priza.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *