Me rastin e 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, kryeministri Edi Rama ka bërë urimin e tij.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, krahas fotos së publikuar, Rama shkruan:
“MIRËMËNGJES, Gëzuar Pavarësinë”, shkruan Rama.
Kujtojmë se Kosova feston sot 15 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Më 17 shkurt të vitit 2008, Kuvendi i Kosovës shpalli njëzëri Kosovën shtet të pavarur sovran dhe demokratik.