Ministrja e Evropës dhe Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka ka uruar Kosovën për 15 vjetorin e Pavarësisë.
Me anë të një postimi në rrjetin e saj social Twitter, Xhaçka shkruan se kjo është një ditë për t’u ndjerë krenarë për sa shumë është arritur në këto 15 vjet.
“Gëzuar Ditën e Pavarësisë së Kosovës vëllezërve e motrave tona në Kosovë dhe të gjithë shqiptarëve kudo që janë!
Një ditë për t’u ndjerë krenarë për sa shumë është arritur në këto 15 vjet dhe për të kujtuar me nderim të gjithë ata që punuan e luftuan duke sakrifikuar gjithçka për Kosovë e pavarur”, shkruan Xhaçka.