Dolën jashtë funksionit faqet e mediave më të mëdha në botë, sot zbulohet shkaku

Agjencitë e lajmeve më të mëdha ndërkombëtare si Financial Times, Independent, New York Times, CNN dhe Bloomberg News dolën jashtë funksionit ditën e djeshme. Është zbuluar se shkak për rënien e faqeve ishte një defekt në sistem.

Kompania përgjegjëse tha se problemi u shkaktua kur një nga klientët ndryshoi parametrat.

Kompania kërkoi falje dhe tha se problemi duhet të ishte parashikuar. Ndërprerja, e cila zgjati rreth një orë, preku disa uebsajte shumë të njohura.

‘Kjo  ishte diçka e rëndë dhe ne na vërtet vjen keq për ndikimin që pati tek klientët tanë dhe të gjithë ata që mbështeten tek ne. Por një klient në mënyrë legjitime duke ndryshuar parametrat shkaktoi një defekt në një azhurnim të softuerit për klientët në mes të majit, duke bërë që 85% e rrjetit të dëmtohej.

Brenda 49 minutash, 95% e rrjetit tonë po funksiononte normalisht. Kompania ka vendosur të rregullojë të gjithë problemet në  rrjetin e saj dhe premtoi se do të shpjegonte pse gabimi nuk u kuptua  gjatë sigurimit të cilësisë së softuerit dhe proceseve të testimit’, tha ekzekutivi i kompanisë Nick Rockwell.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *