15-vjetori i Pavarësisë së Kosovës/ Osmani: Sot, ditë shprese drejt rrugës euroatlantike

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndarë një mesazh urimi me rastin e 15-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Ajo u shpreh se kjo datë na kujton sakrificën që u dha për të qenë Kosova e pavarur. Osmani dhe krerët e shtetit të Kosovës por edhe homologu i saj shqiptar Begaj, kanë shkuar të nderojnë figurat dhe monumentet simbol të Republikës së Kosovës. Presidentja e Kosovës kujtoi me nderim familjen e Adem Jasharit, ish-presidentin historik Ibrahim Rugova.

“Në këtë 15 vjetori të pavarësisë së republikës sonë kujtojmë sakrificën që dhanë më të shtrenjtën, jetën e tyre që Kosova të ishte e pavarur.

Jemi këtu me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, kryeministrin dhe kryetarin e Kuvendit por edhe me delegacionet për të nderuar sakrificën e familjes Jashari trimërinë dhe guximin e tyre të cilën u vunë themelet e vendit tonë. Pak më herët  nderuam edhe ish presidentin Ibrahim Rugova, arkitektin e shtetit të Kosovës. Bëmë nderime dhe në monumentin e të pagjeturve, për të kujtuar që plagët janë akoma të thella, bëjmë përpjekje çdo ditë për të gjetur të dashurit tanë.

Sot është ditë shprese, për shkak se Kosova jo vetëm që është vendi me më të rinjtë për nga mosha por e ka dhe rrugën e  qartë përpara, ajo rrugë është rruga euroatlantike dhe Kosova e ka aty vendin.”– u shpreh Vjosa Osmani.

Edhe presidenti Begaj uroi 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

“Kënaqësi të jem këtu në 15 vite Pavarësi të Kosovës. Rrugëtimi ynë është përpara, në rrugëtimin euroatlantik.”- tha Begaj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *