Raundi i dytë i votimit për kreun e ri të Gjykatës Kushtetuese u zhvillua ditën e sotme. Ashtu si në raundin e parë, asnjëra prej kandidateve nuk arriti të marrë shumicën ligjore të nevojshme prej 5 votash.
Rezultati i votimit ishte:
1. Fiona Papajorgii – 3 vota
2. Marjana Semini – 3 vota
3. Holta Zaçaj – 3 vota.
Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese ka vendosur të zhvillojë raundin e tretë të votimit në datën 20 shkurt në orën 10:00.