Rumania është goditur nga një tërmet mëngjesin e sotëm. Sipas Qendrës Mesdhetare Evropiane (EMSC), tërmeti ka qenë me magnitudë 4.3 ballësh të shkallës së Rihterit. Këto lëkundje vijnë dy ditë pas tërmetit të fortë me magnitudë 5.7, i cili është ndjerë edhe në disa zona të Kosovës.
Sipas mediave vendase epiqendra e tërmetit të sotëm ishte 4 km larg qytetit Targu Jiu. Lëkundjet zgjatën rreth 21 sekonda dhe shkaktuan panik te banorët të cilët shprehën shqetësimin e tyre në faqen e internetit të EMSC-së.
Rajoni është goditur ditët e fundit nga një sërë tërmetesh, disa prej tyre edhe të fuqishëm. Megjithatë, fatmirësisht nuk ka patur dëme një njerëz. Për momentin ‘bota’ ende po vuan plagët e tërmetit të rënë më shumë se një javë më parë në Turqi, i cili shkaktoi mbi 41 mijë jetë të humbura.