Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një deklaratë për mediat ka komentuar situatën politike në vend. Sipas tij, kryeministri Rama qeveris me SMS, pasi ai ka marrë pjesë vetëm në 19 mbledhje të qeverisë nga 48 të tilla. Kreu demokrat e cilësoi provokim faktin që sipas tij, Rama po pengon ngritjen e komisionit hetimor për çështjen e ish-zyrtarit të FBI-së Charles McGonigal, të arrestuar në SHBA.
Pjesë nga fjala e Berishës: “Situata në vend po bëhet gjithnjë e më e rëndë, me një arrogancë absolute Edi Rama deklaron se unë shkoj në parlament kur dua, pavarësisht se Kushtetuta ka përcaktime të qarta për detyrimin e deputetëve dhe kryeministrit para Parlamentit. Ky njeri shkon në mbledhjet e qeverise vetëm kur vendos për vjedhje mbledhje të mëdha. Nga 48 ka shkuar vetëm në 19. Ligjin e bën Belinda, ai drejton me sms Lindën. Shteti Linda-Belinda dhe padroni i tyre.
Kryeministri është i detyruar të marrë pjesë në mbledhjet e qeverisë. Një kryeministër që nuk i përgjigjet detyrës së tij është një parazit i tmerrshëm, një hajdut që vjedh nga mëngjesi në darkë, nëse kalon 6 muaj ai duhet të largohet. Këtu qeveriset me sms.
Edi Rama nuk ka shans të pengojë të drejtën kushtetuese të parlamentit shqiptar për të krijuar komisionin, ne qofte se ky beson në këtë ky po provokon destabilizim të plotë. Un u them qytetarëve shqiptarë, kurrë në histori, as në diktaturë as pas diktaturës nuk ka ndodhur që byroja e parlamentit të anulojë ligje, Ka vetëm procedura ligjore, parlamentare, të stimuluara në kushtetutën e vendit, byroja vendosi të anulojë ligjin e komisioneve hetimore, jashtë çdo lloj guximi apo ligji në këtë vend.”