Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dënuar mbrojtjen që një ditë më parë, kryeministri Edi Rama i bëri ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal.
Në një prononcim për mediat, Berisha tha se zyrtari i lartë është në burg për çështjen shqiptarë, ndaj shtoi se edhe Rama duhet të jetë në burg.
“Dënoj mbrojtjen që i bëri McGonigal, doli mbrëmë dhe mbrojti McGonigal. Pyetjes së gazetarit po çfarë donte që shtrohej me mish e pilaf në mejhanet e Tiranës, Rama i përgjigjet se ajo ishte puna e tij si FBI, mish e pilaf në mejhanet e Tiranës.
Pra për çfarë e përdori intervistën për të mbrojtur veten dhe McGonigal. Ndaj dhe për të gjitha këto, komisioni është jetik. Ne do krijojmë komisionin dhe Edi Rama, McGonigal është në burg, Rama do shkojë në burg. McGonigal është në burg për problemin në Shqipëri. Rama nuk mund të rrijë”, tha Berisha.