“Ku janë video erotike?”/ Berisha: McGonigal nuk ishte një turist seksi, erdhi si një varrmihës i opozitës

Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me videot erotike për të cilën, ai tha në parlament se dispononte ndaj zyrtarëve të lartë të PS.

Në takimin e përjavshëm me gazetarët, Berisha nuk ka pranuar të japë më shumë detaje dhe theksoi se vëmendja ndaj MCGoginal nuk do të mund të largohet.

“Lufta politike nuk është problem koriozitetesh, unë e kuptoj që ai ju tërheq shumë, po unë nuk kam të tërhiqem nga thelbi. Mcgonigal nuk ishte një turist seksi këtu, ishte një varrmihës, erdhi këtu me fuqinë që i besuan SHBA-të për të luftuar korrupsionin. Por në fakt erdhi këtu dhe sulmoi Opozitën. Ajo tjetra është aksesor kolateral”, tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *