Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në një postim në rrjetin social Twitter, ka ndarë një foto nga takimi me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim dhe zyrtarin e lartë të DASH në Kryesinë e Kuvendit. Tabaku shkroi se kanë diskutuar mbi klimën e biznesit, korrupsionin, problemet me kontratat selektivë. Ajo shton gjithashtu se temë ka qenë dhe amnistia fiskale që e konsideron të keqen më të madhe për biznesin.
“Kënaqësi diskutimi me @BizAtState mbi klimën e biznesit, korrupsionin endemik që pengon shfrytëzimin e potencialit të jashtëzakonshëm të vendit. Problemet si kontratat selektive, ligjet speciale & mungesa garës cënojnë biznesin. Amnistia Fiskale është e keqja e madhe dhe për sa kohë do mbajë një votë në kuvend. Ajo do jetë kundër saj, pasi cënon barazinë para ligjit dhe bizneseve të ndershëm taksapagues! Shqipëria ka potencialin për të zgjeruar më tej partneritetin strategjik me SHBA në fushën e energjisë, teknologjisë, konkurencën në porte dhe energjinë e gjelbër! Sfida kryesore mbetet emigrimi dhe meritokracia! Duhet të bëjmë gjithçka të mbajmë të rinjtë këtu,”– shkruan Tabaku.
Kënaqësi diskutimi me @BizAtState mbi klimën e biznesit, korrupsionin endemik që pengon shfrytëzimin e potencialit të jashtëzakonshëm të vendit. Problemet si kontratat selektive, ligjet speciale & mungesa garës cënojnë biznesin.🇦🇱🇺🇸 pic.twitter.com/yVfDPAuWwB
— Jorida Tabaku (@jorida_tabaku) February 17, 2023