Konferenca e Mynihut, Rama zbardh detajet nga takimi me zyrtarët e lartë: Ja çfarë u diskutua

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë këtë të premte në mbledhjen e sigurisë në Mynih së bashku me ministren e Jashtme, Olta Xhaçka dhe ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Kreu i qeverisë dhe dy ministrat kanë zhvilluar sot bisedime sa i takon çështjes së sigurisë që vendi ynë u përball me sulmin kibernetik dhe bashkëpunimin rajonal në fushën e sigurisë në tërësi. Rama takoi sot dy zyrtarë amerikanë, Jeannë Shaheen, kryetare e nënkomitetit për Europën në Senatin Amerikan dhe senatorin Chris Van Hollen.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, krahas fotove të publikuara, Rama shkruan se në fokus të bisedimeve ishte edhe propozimi franko gjerman dhe normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi si dhe rolin e vendit tonë në këtë bashkëpunim por edhe në tërësi në rajon.

“Mynih – Me Jeanne Shaheen, kryetare e nënkomitetit për Europën në Senatin Amerikan dhe senatorin Chris Van Hollen, për agresionin kibernetik dhe ecurinë e ndërtimit të mbrojtjes sonë kibernetike me mbështetje edhe nga SHBA, planin franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë e Kosovës, si edhe rolin e Shqipërisë në bashkëpunimin rajonal në tërësi”, shkruan Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *