Çmimi i gazit natyror në Evropë më 17 shkurt ka rënë nën 50 euro, për herë të parë në pothuajse një vit e gjsmë.
Çmimi i gazit standard në Dutch TTF ra në 48.775 euro për litër. Ky nivel i çmimit për herë të fundit kishte qenë në gusht të vitit 2021, që i bie se është pothuajse shtatë herë më i ulët sesa çmimet e larta për gaz që ishin pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës pothuajse një vit më parë.
“Çmimet e gazit evropian kanë rënë për 50 për qind që nga nëntori i vitit të kaluar falë motit të nxehtë… konkurrencës me Kinën kur në këtë shtet ishte ende në fuqi strategjia Zero-Covid”, tha analisti nga UniCredit, Edoardo Campenella.
Kina hoqi kufizimet ndaj pandemisë së koronavirusit në dhjetorin e vitit të kaluar, por ky shtet ende nuk ka rritur kërkesat e saj për gaz.
Pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, shtetet perëndimore janë detyruar që të furnizohen me gaz nga shtete të tjera, jo nga Rusia, që është një prodhuese e madhe e këtij produkti. Që atëherë, Norvegjia është bërë furnizuesja kryesore e Evropës me gaz.
Konflikti në Ukrainë ka shkaktuar trazira në ekonominë globale, duke rritur çmimet e energjisë dhe inflacionin./REL