Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po përdor forcat e policisë për të ushtruar presion ndaj tij. Shehaj ka publikuar një video në rrjetin e tij social ‘Facebook’ u tregon pamjet nga kontolli që blutë kanë ushtruar në biznesin e tij ditën e sotme. Sipas Shehajt, ky është një shantazh politik i Ramës, por ai thotë se nuk do të ndalet së bëri opozitë.
Postimi i plotë:
“Për herë të katërt, pa asnjë urdhër dhe pa asnjë vendim gjykate, policia politike e Edi Ramës ka mësyrë sërish bizneset e mia duke terrorizuar dhe nxjerrë me forcë jashtë punonjësit.
Prej disa kohësh, sipërmarrjet e mia janë vënë nën sulmin e paligjshëm të policisë së shtetit, e cila me urdhër direkt të Kryeministrit përdoret si kamzhik kundër kundërshtarëve politikë.
Shikojini pamjet. Kjo është fytyra e regjimit sot.
Rama duhet ta ketë të qartë se unë nuk ndalem sepse besoj se kjo është opozita për të cilën ka nevojë vendi.
Do të vazhdoj të them të vërtetën dhe të denoncoj çdo aferë ku është përfshirë Kryeministri dhe qeveria si në rastin e kompanisë quackë të inceneratorëve, të Xhaçkës, Gjiknurit apo megaskandalit të Ramës në SHBA.” – shkroi Shehaj.