Meta shkarkohet, por tallet sërish me Parlamentin: Ju uroj një pasdite të qetë dhe relaksuese

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas vendimit të Kuvendit për të votuar pro shkarkimit të tij. Meta ka shpërfilluar vendimin e Kuvendit, teksa shpërndan në “Facebook” gafën e deputetit Selami Jenisheri.

Nga foltorja e Kuvendit, ai tha se: ‘Koalicion ynë, i drejtuar nga deputeti Kujtim Gjyzi, i është drejtuar Komisionit të Zgjedhjeve për mos të pasur pasoja të tilla për vjedhjet dhe është anashkaluar. Nuk është dhënë përgjigje. Ne do ta çojmë në Gjykatë Kushtetuese. Do iu dalim zot, nipërve dhe mbesave tona pensionistë, të cilëve iu është mohuar e drejta e votimit. Emigrantët nuk mund t’i blihet votat’.

Përbri deklaratës së Jenisherit, Meta shkruan se iu uron një pasdite të qetë dhe të qeshur qytetarëve.

“Të dashur miq, ju uroj një pasdite të qetë, relaksuese dhe të qeshur duke ju përshëndetur të gjithëve me këtë thënie frymëzuese!”, shkruan Meta.

Meta ka zgjedhur ta ironizojë në këtë mënyrë vendimin e sotëm të Kuvendit, i cili për herë të parë në histori votoi shkarkimin e Presidentit të Republikës.

Më herët zëdhënësi Tedi Blushi e cilëoi si antikushtetues dhe qesharak vendimin e sotëm, duke theksuar se Meta është më i motivuar se kurrë për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit të Shqipërisë nga çdo përpjekje e tradhtarëve.

Ilir Meta nuk mori pjesë në seancën e sotme në Kuvend. Ai ishte pjesë e aktivitetit të organizuar në institucionin e Presidencës për të nderuar figurat kulturore të Ansamblit Folklorik të Dibrës “Hazis Ndreu”.

May be an image of 6 njerëz, people standing dhe ambiente të jashtme

May be an image of 2 njerëz, people standing dhe ambiente të jashtme

May be an image of 1 person, standing dhe ambiente të jashtme

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *