Nëna e braktisi në koshin e plehrave, sot ai është milioner

Freddie Figgers është sot sipërmarrësi dhe milionieri i teknologjisë, por historia e jetës së tij është sa e dhimbshme po aq edhe frymëzuese. Ai ka lindur në vitin 1989 dhe u rrit nga Nathan Figgers punëtor mirëmbajtjeje dhe njeri duarartë dhe nga Betty Mae Figgers, një punëtore në fermë. Por në moshën 8 vjeçare ai mësoi nga babai tij Nathan të vërtetën për sa i përket rrethanave të tij të lindjes. “Dëgjo, do të ta them në mënyrë të drejtpërdejte, Fred. Nëna jote biologjike të hodhi tutje, dhe unë dhe mamaja jote nuk donim të të dërgonim në shtëpinë e fëmijës dhe të adoptuam si djalin tonë”, i tha ai. Atëhere Freddi zbuloi se nëna e tij biologjike e kishte abandonuar pranë një kosh mbeturinash në një zonë rurale në Florida.

Kur babai më tha ato fjalë unë u ndjeva si një mbeturinë u shpreh Freddie, dhe gjithashtu u ndjeva i pa dëshiruar. Fëmijët në shkollë më ngacmonin gjithmonë dhe me thërrisnin ‘djali i kazanit të plehrave’, ‘ti je i pisët’, ‘asnjë nuk të do’. Disa prej tyre më ndiqnin edhe mbas shkolle dhe më hidhnin brenda në koshin e plehrave dhe qeshnin me mua. Por unë kisha si model babain tim, të cilin e shikoja çdo ditë duke ndihmuar njerëzit dhe duke ushqyer të pastrehët, dhe unë doja të bëhesha një burrë si ai. “Mos lejoni që rrethanat të përcaktojnë kush jeni.” Kjo është këshilla që 31-vjeçari u jep sot atyre që kanë ëndrra dhe besojnë se nuk do të mundin  t’i realizojnë. Ky është mesazhi që ai mësoi nga vetë jeta.

Kur babai i bleu për herë të parë kompjuter në moshën 9 vjeçare, Freddie filloi të ëndërronte, të improvizonte dhe të ndërtonte algoritme. Në moshën 12 vjeçare, mësuesit e shkollës e kuptuan prirjen e tij të veçantë për kompjuterët. Në moshën 15 vjeçare ai bëri programin e parë kompjuterik për të matur presionin e ujit në qytet. Në moshën 22 vjeçare krijoi patentën patentën e tij të parë: një glykometër inteligjent, që mat nivelet e glukozës në gjak.  Në të njëjtën moshë ai themeloi kompaninë e telekomunikacionit, Figgers Communication.

/Buirmi BBC: përshtati në shqip Priza.al/

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *