Avokati i eurodeputetes Kaili apelon vazhdimin e masës së paraburgimit

Avokati i eurodeputetes greke Eva Kaili ka apeluar vendimin e shtyrjes së periudhës së paraburgimit.

Avokati i Kailit, deklaroi se do të donte që klientja e tij të merret në pyetje bashkë me erurodeputetin Antonio Pancheri , i dyshuari “kryesor” i Katar-Gate .

Kujtojmë se, Pancheri ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me autoritetet belge për uljen e dënimit për të dhënë informacion për personat e përfshirë.

“Unë me të vërtetë besoja se Kaili do të lirohej, të paktën me arrest shtëpie. Më vjen keq që nuk u publikua dhe unë ende mendoj se është një trofe. Por ajo nuk është vetëm nënkryetare e Parlamentit Evropian, Eva Kaili është edhe nënë. Një nënë që e sheh fëmijën e saj 24 muajsh dy herë në muaj. Unë e respektoj këtë vendim, por e kontestoj dhe do të apeloj sot”, tha avokati  Sven Marie.

Këshilli paraprak i Brukselit vendosi të premten zgjatjen e paraburgimit për Eva Kaili dhe Pier Antonio Pancheri , në kuadër të hetimeve për çështjen e korrupsionit në Katar-Gate.

Eva Kaili doli sot për herë të tretë para këshillit paraprak të Brukselit për kërkesën e lirimit të saj. Në bazë të procedurës, eurodeputetes do ti zgjatet paraburgimi edhe me dy muaj të tjerë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *