Al-Nassr ka mundur me rezultatin 2-1 Al-Taawon në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të të kampionatit të Arabisë Saudite. Protagonist i sfidës padyshim ka qenë ylli portugez, Kristiano Ronaldo.
Edhe pse ai nuk ka mundur të shënojë, CR7 asistoi në të dy golat e ekipit.
Sfida u zhbllokua në minutën 17′ me Ghareb i cili shkundi rrjetën e kundërshtarit pas pasimit të portugezit.
Në minutën e 47′ u vendos baraspesha me spanjollin Medran. Dhe në minutën e 78′ Kristiano vulosi duelin pasi i dhuroi një asist Madusë i cili e ktheu në gol.
Kështu Al-Nassr merr një tjetër 3-pikësh të vlefshëm në kampionat duke u ngjitur në vendin e parë me 40 pikë.