Luizi përlotet brenda shtëpisë së ‘BBV’, Liesa Haxhiasllani: I duhej kryqi që i dha Kiarës

Së fundmi, në emisionin “Ftesë në 5” u diskutua çifti më i komentuar i momentit, Luiz-Kiara. Pak ditë më parë Luzi i dha varësen e tij me kryq moderatores, duke theksuar rëndësinë e saj si një kujtim nga i ati.

Ndërkohë ditën e djeshme ai u pa teksa ia mori mbrapsht varësen.

“Ndoshta është mërzitur se Kiara s’e vendosi varësen natën e spektaklit, kur ai i bëri surprizën për Shën Valentin”, tha Liesa Haxhiasllani, mikesha e ngushtë e Kiarës.

Ndërkohë të ftuarit Mika Paci, Albi Lushi dhe Gaz Ujkashi hodhën ide se ndoshta Luiz kishte nevojë për kryqin meqë sot në mëngjes u pa duke qarë.

“Thuhet se mund të ketë të ëmën sëmurë ose thjesht e ka ngarkesë të akumuluar”, u shprehen ata.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *