24-vjeçari me inicialet A.Z u arrestua nga policia pasi vodhi gjatë natës së 17 shkurtit, 4 banesa të ndryshme. Mësohet se i riu ishte i dënuar më herët për të njëjtin krim.
Ky shtetas vodhi shuma parash dhe sende të ndryshme, në 4 banesa në lagjen “30-vjetori”.
Njoftimi i policisë:
BERAT
Vodhi gjatë natës së 17 shkurtit, në 4 banesa të ndryshme, vihet në pranga 24-vjeçari i dënuar më parë për të njëjtin krim.
Në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë dhe vënien në pranga të autorëve të tyre, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Episodet”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
-A. Z., 24 vjeç, banues në Berat, i dënuar disa herë më parë, po për vjedhje.
Nga veprimet hetimore dhe provat e sekuestruara, rezultoi se 24-vjeçari është autor i 4 vjedhjeve të ndodhura gjatë natës së datës 17.02.2023. Ky shtetas vodhi shuma parash dhe sende të ndryshme, në 4 banesa në lagjen “30-vjetori”.
Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.