Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 50-vjeçarit në Maliq. Mësohet se Hamdi Bylykbashi kishte nisur alkoolin rregullisht pas ndarjes nga gruaja e tij.
Ai kishte disa muaj që ishte kthyer nga Franca dhe jetonte në Maliq, ndërkohë që ish-bashkëshortja jetonte jashtë vendit. Për shkak të alkoolit, Hamdiu u konfliktua ditën e djeshme me babanë e tij, Shefki Bylykbashi.
Pasi ndodhi ngjarja familjarët nuk kanë treguar të vërtetën në polici pasi deklaruan se 50-vjeçari ishte rrëzuar dhe për shkak të plagëve të marra humbi jetën.