Futbollisti Christian Atsu është gjendur i pajetë 2 javë pas tërmetit që goditi Turqinë, me 6 shkurt.
Pas disa ditësh kërkimesh, shpresash, lajmesh dhe mohimesh, 31-vjeçari Christian Atsu, anësor ofensiv i Hataysporit dhe ish-lojtari i Chelsea, u gjet i vdekur nën rrënojat e ndërtesës ku jetonte në Antioki, në Turqinë jugore. Kjo u raportua nga agjencitë e shtypit, duke përfshirë edhe agjentin i tij i cili gjithashtu konfirmoi lajmin.
Sipas mediave turke, 31-vjeçari, po ashtu ish-lojtar i Newcastle në Angli, ishte nën rrënojat e rezidencës Ronesans, një kullë 12-katëshe që u shemb nga tërmeti. Ambasada e Ganës në Turqi dhe Federata e Futbollit të Ganës fillimisht pretenduan se sulmuesi ishte gjetur i gjallë, por më vonë ky informacion u zbulua se ishte i rremë.