“Duke kontrolluar për të mbijetuar nën rrënoja, shoh një vajzë të vogël, këmbët e së cilës ishin drejt meje. Instinktivisht, i heq dorezat dhe i kap këmbët e vogla, siç bëj me djalin tim kur e shoh pa çorape”.
Me këto fjalë një nga anëtarët e ekipit të shpëtimit grek, EMAK, Kostas Athanasopoulos përshkruan momentet tronditëse që ka jetuar në Antiokian e rrafshuar.
Pasi kanë mbërritur në orët e para të 7 shkurtit në provincën e Hatay-t pas tërmetit në Turqi dhe me dritën e parë të diellit, ekipi i EMAK-ut fillon të operojë ku u është thënë se ka gjurmë jete.
Athanasopoulos ndihmon fillimisht në shpëtimin e një 50-vjeçari, kur më pas kreu i tij, zjarrfikësi Dimitris Roupa, e thërret për të nxjerrë jashtë nga rrënojat një vajze 6-vjeçare. Gjëja e parë që bën kur hyn në rrënoja dhe gjen vajzën gjashtëvjeçare është t’i kap këmbët dhe t’a përqafojë.
“I heq dorezat dhe i prek këmbët e saj të vogla, siç bëj me djalin tim kur e shoh gjithmonë pa çorape për të parë nëse janë të ftohtë për t’u siguruar që ai të mos sëmuret. Këmbët e saj ishin shumë të ftohta. E kap, e përqafoj që ta ngroh dhe shoh që ajo fillon të relaksohet dhe fle. I bëj thirrje mjekëve të urgjencës që ishin me ne. Unë i them, doktor, ajo do të flejë me mua. Më thotë mos e lër të flejë, mbaje zgjuar”, tha Athanasopoulos.
Vajza gjashtë vjeçare ishte me nënën dhe dy vëllezërit e saj, të gjithë të bllokuar në dhomën në të cilën ndodheshin.
Athanasopoulos së bashku me pjesën tjetër të ekipit përpiqen të shpëtojnë 6-vjeçaren, duke nxjerrë në fillim motrën e saj 7-vjeçare pa ndjenja, e cila ndodhej pranë trupit të pajetë të motrës.
“Ne e nxorëm vëllanë e saj të vogël që e kishte kapur për krahu nga poshtë dhe ajo ishte pa ndjenja. Më pas tërhoqëm gjashtë vjeçaren për të parë nëse mund të dilte dhe kur ajo bërtiti e lamë. Më pas filloj të heq pllakat për të gjetur hapësirë poshtë.
Ne ishim atje me Katsinelos. Faqja e saj mbështetej në faqen e vëllait të saj. Ajo ishte e shtrirë në trupin e pajetë të motrës së saj”, tregon ai për APE-MPE. Për më shumë se 4 orë, shpëtimtarët e EMAK-ut punuan në rrënoja për të shpëtuar vajzën e vogël.
Gjatë gjithë punës të tyre ata biseduan me të për t’i dhënë kurajo për ta nxjerrë nga rrënojat e shtëpisë së saj, por edhe për ta bërë të ditur se ishin aty për ta ndihmuar. Megjithatë, ajo nuk donte të linte nënën e saj.
“I thashë hajde zemër, provo, do të ikësh, të shpëtoj mamaja jote. Pas pak më zgjat dorën me rënkime, shkoj tek ajo për ta tërhequr dhe e kuptoj që ajo nuk donte të linte mamin dhe vëllezërit e saj. Aty u përkula. Fillova të qaj”, tha Athanasopoulos.
Ekipi i EMAK shpëtoi vajzën e vogel dhe ata perqafohen, dukshëm te prekur qe ia dolën. Pikërisht në atë moment kamera e televizionit kap Athanasopoulos duke shpërthyer në lot dhe kolegët e tij duke vrapuar për ta uruar dhe përqafuar.
“Më thanë bravo Kostas. Fëmijët dalin të përqafuar me njëri-tjetrin sepse ishin shumë të ngarkuar, ishin mes trupave dhe e kishte të vështirë t’i hiqte dorën e vogël. Dhe më pas ndodhi ajo që patë në lajme. Ishin lot gëzimi, sepse ne e shpëtuam. Ishte shumë e vështirë. Më pas prita që kolegu ta lidhte në barelë dhe ta çonte te mjeku”, tregon ai.
Siç shpjegon Athanasopoulos, shumica e njerëzve që arritëm t’i shpëtonim të gjallë ishin të përqafuar me anëtarë të tjerë të familjeve të tyre.