Pas shkarkimit të Ilir Metës nga Kuvendi, ka reaguar edhe nënkryetari i LSI, Petrit Vasili. Përmes një postimi në ‘Facebook’, ai thotë se ‘pupacët’ nuk zhgënjyen dhe hodhën votat sipas tagjisë së Ramës duke shtuar se tashmë i morën peshqeshet e beharit. Ai paralajmëron se sot deputetët ia hoqën pak orë hallin Ramës, por nesër kur mos jenë më kryeministri i Shqipërisë do e ketë pisk.
Më herët reagoi edhe presidenti Meta së bashku me zëdhënësin e tij Tedi Blushi.
STATUSI NGA PETRIT VASILI
Pupacët gjithsesi nuk na zhgenjyen, i hodhen votat sipas tagjise se Edi Rames.
Keqardhje e madhe, qe nje pjese te madhe te pupaceve nje perdorimsh nuk do ti shohim më.
Pupacet i moren peshqeshet e beharit dhe jane bajagi te kenaqur, ndersa shqiptaret do vazhdojne te marrin ushqime me fletoret e sevapit.
Pupacet i mbushen nja tre ore TV-te dhe ja hoqen pak ore hallin Edi Rames, po neser qe pupacet s’jane më dhe dite e muaj te gjate e presin…. ai do ta kete pisk vertet!
/Priza.al/