Neymar kundërshton klubin e tij, nuk dëshiron të largohet nga Parisi

Neymar thotë “jo”. Ylli brazilian nuk ka ndërmend të plotësojë kërkesat e PSG-së dhe të pranojë shitjen në verë, por është i vendosur të qëndrojë në Paris deri në fund të kontratës së tij aktuale, e cila është deri në vitin 2025 me një opsion shtesë.

Siç shkruan “L’Equipe”, ish-lojtari i Barcelonës në fakt ka njoftuar tashmë PSG-në për vullnetin e tij, duke e bërë të qartë se ai nuk është ndikuar as nga kritikat dhe as nga bashkëjetesa me Messin dhe Mbappe.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *