Rama takon Komisionerin Timmermans: Nevojë për të rritur mbështetjen ndaj Ballkanit

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Mynih për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë, u takua sot me Komisionerin Europian për Marrëveshjen e Gjelbër Europiane, Frans Timmermans.

Lajmi u bë i ditur nga Kryeministri Rama në një postim në rrjetet sociale, ku ndau edhe momente nga takimi.

“Mynih – Me Komisionerin Europian për Marrëveshjen e Gjelbër Europiane, Frans Timmermans, mbi nevojën për të rritur mbështetjen ndaj Ballkanit Perëndimor”, shkruan Rama në fotot që shpërndan në Facebook”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *