Banorët kanë nisur që të ngacmojnë Keisi Medinin dhe Krist Aliajn, se mes tyre mund të nisë një romancë. Madje duket se dy banorët kanë nisur që të flirtojnë me njëri-tjetrin.
Mbrëmjen e djeshme ata kanë folur duke ngacmuar njëri-tjetrin, e në një moment Kristi i thotë Kesit “të mungova?”.
Kristi: Të mungova kur shkove atje?
Kristi: Më thanë, më thanë, prandaj e bëra
Keisi: Po po, që të ndjej mungesën
Ndërsa kur po përgatisnin një çaj Kristi e ngacmon Keisin dhe i thotë “shih si ngjitet, si ti pas meje”. Ndërkohë Keisi i tha se qeshi dhe ai i kthen, nëse nuk të pëlqen humori që bëj më thuaj se kthehem sërish serioz.
Por Kristi nuk e lë me kaq dhe e pyet ‘pse bën veprime të pakontrolluara’, teksa ajo po merrte ujë.