Bledi Çuçi letër ILD-së dhe KLGJ-së: Na e shkarkoni këtë gjyqtar, po pengon IKMT-në në shembjen e ndërtimeve

Bledi Cuci, duke folur gjate nje mbledhje te Keshillit te Mandateve dhe Rregulloreve i cili eshte mbledhur per te shqyrtuar kerkesen e Prokurorise se Krimeve te Renda per heqjen e imunitetit dhe dhenien e autorizimit per arrestimin e ish ministri i Brendshem, Saimir Tahiri./r/n/r/nLawmaker Bledi Cuci, speaks during the meeting of the Parliamentary Committee on Mandates and Regulations which is due to review the Prosecution's request to remove the immunity of former Interior Minister Saimir Tahiri and authorize his arrest.

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, i ka dërguar një letër Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor në lidhje me gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Gjirokastër, Elidon Papazisi.

Çuçi shpreh në letër shqetësimin e tij për sa i përket vendimeve të marra nga Elidon Papazisi, të cilat po bëhen shkak në pengimin e aksionit të IKMT, për prishjen e ndërtimeve të paligjshme.

Sipas ministrit, veprimet e gjyqtarit janë bërë shkak që të pengohet aksioni i IKMT dhe Policisë së Shtetit, në kuadër të operacionit kundër ndërtimeve të paligjshme “Bregdeti ynë”. Në letrën e ministrit thuhet se gjatë ditëve të fundit është evidentuar emri i gjyqtarit, i cili kanë dhënë vendime të atilla, që në analizën dhe vlerësimin e strukturave te Ministrisë së Brendshme janë në kundërshtim me parimet e drejtësisë dhe në thyerje të ligjit.

“Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Gjirokastër ka pranuar pjesërisht kërkesën e paditësit për marrjen e masës së sigurimit të padisë pa u thelluar në arsyetimin e saj dhe duke mos i dhënë rëndësinë e duhur kundërvajtjes së ndërtimit pa leje, duke pezulluar në këtë rast prishjen e një ndërtimi të kundërligjshëm”, nënvizohet në letrën e ministrit Çuçi, për një nga vendimet.

Ministri i Brendshëm u kërkon autoriteteve të gjyqësorit të marrin në shqyrtim dhe inspektojnë bazueshmërinë në ligj të vendimeve të gjyqtarit, të cilët lënë vend edhe për dyshime se kanë pasur prirje në favor të interesave klienteliste. Ekspertët juristë të Ministrisë së Brendshme do të shqyrtojnë me përpikmëri çdo vendim të marrë nga çdo gjyqtar në lidhje me këtë aksion, nëse do bien ndesh me parimet e drejtësisë dhe që bëhen shkas për nxitjen e paligjshmërisë nga shtetas të ndryshëm.

Ministria e Brendshme dhe strukturat e saj të varësisë janë të vendosura për të vënë para përgjegjësisë çdo shkelës të ligjit, për të ndërtuar një Shqipëri me territor dhe mjedis më të mbrojtur dhe më të sigurt për të gjithë.

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *