Laçi ka pësuar një humbje minimale në shtëpi ndaj Bylisit. Ndeshja e raundit të 22-të të Superiores është luajtur në orën 13:00 në shtëpi të kurbinasve.
Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 0-0 dhe vetëm një karton i verdhë është nxjerrë nga gjyqtari kryesor për Dukën.
Pjesa e dytë nisi menjëherë me një karton të verdhë për Macollin e Bylisit. Goli për ballshiotët erdhi në minutën e 55-të nga Ruçi. Kaçorri jep një top mjaft të mirë për Ruçin, me këtë të fundit që nuk gabon përballë Selmanit.
Me këtë fitore, Bylisi pozicionohet në vendin e shtatë me 26-të pikë, ndërsa Laçi në vendin e 6-të me 29 pikë.